Fakte mbi Hubert de Givenchy!

Hubert de Givenchy

I konsideruar si një nga dizajnerët e parë që zotëroi “Fustanin e Vogël të Zi”, Hubert de Givenchy është një legjendë në botën e modës, duke revolucionarizuar stilin femëror dhe mënyrën se si gratë duhet të vishen.

Kaq i fuqishëm ishte emri dhe marka e tij, sa çdo stilist që punoi tek Givenchy, u kthye në një ikonë e modës, si: John Galliano, Alexander McQueen, Julien MacDonald, Riccardo Tisci. Idhulli i tij ishte aktorja Audrey Hepburn, aq sa në çdo dhomë ai kishte një fotografi të saj, sepse gjatë gjithë jetës, ajo ishte muza e tij.

Avokati stilist

Hubert Givenchy kreu studimet për Juridik, por u zhvendos në Paris në moshën 17-vjeçare, ku studioi për Arte të Bukura. Zgjodhi të punonte përkrah emrave të mëdhenj të modës, si; Pierre Balmain, Christian Dior dhe Elsa Schiaparelli, përvojë e cila e ndihmoi të krijonte shtëpinë e tij të modës me emrin Givenchy. Hubert de Givenchy kishte origjinë aristokrate, por u nxit nga moda me pak buxhet.

Vëllazëria me Balenciagën

Givenchy punoi me shumë stilistë, por ai gjeti një burim frymëzimi tek Cristobal Balenciaga, i cili u bë mentori dhe miku më i ngushtë. “Balenciaga më mësoi gjithçka që di. Ai më mësoi të kujdesem për detajet, nuk ishte e nevojshme të qepja një buton që nuk do të kishte asnjë përdorim, ose të shtoja një lule për ta bërë një fustan të bukur.”- kujton stilisti i njohur francez

Audrey Hepburn 

Jacqueline Kennedy Onassis, Grace Kelly dhe Audrey Hepburn ishin frymëzim për Hubert de Givenchy. Ai u bë i famshëm jo për veshjen e të famshmëve, por për fustanet e tij elegante pariziene. Raporti i tij me Audrey Hepburn ishte unik. Filmi “Mëngjesi tek Tiffany’, është i famshëm veçanërisht për fustanin e zi i cili u dizajnua enkas nga miku i saj i përjetshëm, ku bie në sy eleganca përmes të zezës që ai e admironte.

 

Palltoja tullumbace

Në vitin 1958 ai krijoi pallton ikonike Balloon coat, një nga modelet më të famshme të Givenchy, por a mund ta merrni me mend pse! I krijuar në të njëjtin vit me fustanin Baby Doll, Givenchy po përqafonte ëndrrën e tij për një grua të çliruar. Palltoja prej leshi u bë e njohur në fund të viteve gjashtëdhjetë dhe ndikoi dukshëm në modën e asaj dekade duke theksuar pjesën e supeve të pjerrëta dhe një siluetë akoma më të gjerë.

Big-sleeved coat of navy wool with new wrist-ruffle duffs, it is worn with a clouch Garbo hat and satchel bag, designed by Hubert de Givenchy. (Photo by Nat Farbman/The LIFE Picture Collection/Getty Images)

 

Çanta Antigona 

Shumë pak e dinë, por Givenchy kishte një dashuri të madhe për artin e lashtësisë greke, ndaj edhe nxënësi i tij Riccardo Tisci e quajti një prej çantave më ikonike Antigona – frymëzuar nga figura mitologjike greke e cila dallonte për një personalitet të zjarrtë, duke spikatur sidomos për modelin e dorezës së sipërme dhe siluetën e strukturuar, e cila në këto dy dekada është kthyer në aksesor sa modern edhe të përjetshëm.

Botuar ne BORDO , Prill 2022

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article