E kopjuar kryekëput; Niko Komani vesh Ronela Hajatin në Eurovizion me krijimin e stilistit brazilian

Veshja e që u krijua nga Niko Komani për këngëtaren Ronela Hajati në Eurovizion rezulton e kopjuar! Këtë akuzë e ka ngritur një ilustrues urbanistik nga  Brazili i cili në vitin 2020 ka krijuar skicën e kësaj veshje.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RONELA (@ronelahajatiofficial)

Ai quhet Pedro Leoplodom dhe nëpërmjet disa postimeve në story  ka hedhur akuza të drejtpërdrejta për përfaqësuesen e Shqipërisë në Eurovizion pasi veshja e Hajatit në çeljen e eventit të muzikës europiane është kryekëput kopje e krijimit të tij.

“Kanë përdorur dizajnimin tim pa leje, dhe nuk më dhanë credits (meritat)”, ka shktuar Pedro Leoplodom @pedraols në Instagramin e tij.

Niko Komani ka reaguar me një status ku shkruan: “Gjithçka ndodh për një arsye! Ekipi ynë është në komunikim me Pedro Leoplodom dhe gjithçka është nën kontroll! Faleminderit.”

Kujtojmë që më herët në një intervistë Niko Komani është shprehur se ekipit i është dashur një punë kolosale për realizimin e veshjeve të Ronala Hajatit në Eurovizion. Sa i përket veshjes me të cilën akuzohet për kopjim, Komani ka sqaruar se në atë krijim do të shfaqen të gjithë flamurët e Eurovizion.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article