KreuFashion

“Vrapo, për ata që nuk munden”, Red Bull organizon aktivitetin “Wings for Life World Run” në Shqipëri!

“Vrapo, për ata që nuk munden”, kjo është motoja e eventit “Wings for Life World Run”, i cili u organizua nga Red Bull më 9 maj edhe në Shqipëri. Në edicionin e katërt të maratonës botërore “Wings for Life World Run” morën pjesë 150 pjesëmarrës, të cilët bënë donacionet e tyre për ata që nuk munden. Eventi u mundësua nga Red Bull dhe startoi në orën 13:00 duke përshkruar trajektoren e Parkut të Liqenit Artifical Tiranë, rreth 5 km me një kohëzgjatje prej 3 orësh.

Fituesit që kryesuan “Wings for Life World Run” në Shqipëri ishin: Aisela Kumaraku në kategorinë e femrave me 13 km dhe Altin Vospri në kategorinë e meshkujve me 26.55 km.

“Wings for Life” është një Fondacion Ndërkombëtar Jofitimprurës, misioni i të cilit është të ndihmojë shkencëtarët të gjejnë kurë për dëmtimet e palcës kurrizore. 100% e tarifës dhe donacioneve të kryera shkojnë drejtpërdrejt në projekte kërkimore në mbarë botën!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF