Interneti “merr flakë”: Balenciaga kërkon 1500 euro per atlete që duken si të vjetra! 

 

Produkti i fundit i markës së modës Balenciaga është kthyer në “talljen e internetit”. Pasi në të kaluarën ka shkaktuar polemika me shapkat e plazhit me taka apo cantën e pazarit 1.600 euro, tani po bën bujë me një palë atlete të shkatërruar tërësisht.

Cmimi për këto “vjetërsira”? 1.500 euro!

Rrjetet sociale po i diskutojnë prej ditësh. Për atletet e grisuara e me vrima, Balenciaga jep edhe këshilla: Nëse bëhen pis, fshijini me një leckë të hollë”, thotë ajo. “Se në fakt, po të bëhen pis, aty merret vesh shumë”, janë replikat në internet.

Balenciaga tenton të shpjegohet duke thënë se “kjo fushatë përfaqëson portrete të një natyre të qetë, të fotografuara nga Leopold Duchemin.  Atletet e tenisit janë të bëra për t`u mbajtur të gjithë jetën. Ne kemi një edicion të limituar prej 100 të tillash”, thotë firma.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article