Travis Scott paditet nga një grua shtatzënë!

Reperi i njohur Travis Scott është paditur së fundmi nga një grua shtatzënë, e quajtur Shanazia Williamson e cila pretendon se ka humbur fëmijën e saj pas tragjedisë së ndodhur në nëntor të vitit 2021 në festivalin “Astroworld”, Houston.

“Përveç kësaj, Shanazia pësoi lëndime në shpatull, shpinë, këmbë, gjoks, stomak dhe pjesë të tjera të trupit të saj”, thuhet në padi.

Për më tepër, vdekja e fëmijës thuhet se nuk u klasifikua nga Instituti i Shërbimeve Ligjore të Qarkut Harris, pasi vdekja ose aborti i supozuar nuk ndodhi në Houston dhe çifti jeton në Ohio. Mbetet e paqartë se në cilin muaj të shtatzënisë ishte Williamson.

Kujtojmë se reperi i njohur rreth dy javë më parë publikoi këngën e parë që nga tragjedia e “Astroworld”.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article