Mariola Kaçani bëhet nënë për herë të parë!

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore Mariola Kaçani është bërë nënë për herë të parë. Ka qenë partneri i saj që ka ndarë lajmin e bukur në rrjetet sociale.

“Dita më e bukur e jetës tonë, që nuk do ta harrojmë kurrë. Zoti na bekoi me djalin tonë. Faleminderit Zot”, ka shkruar ai, postimi i cili më pas është rishpërndarë edhe nga këngëtarja.

Mariola Kaçani e ka sjellë në jetë djalin ditën e djeshme, ndërsa dhe vëllai i saj Jurgeni i ka kushtuar një këngë nipit që sapo ka ardhur në jetë.

“Faleminderit vëlla, është dhurata më e bukur që më bëre. Të duam shumë dajo Juri”, ka shkruar Mariola për surprizën që ka bërë i vëllai.

 

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article