Brisida Shehaj nuk pret partnerin ideal: Kam vendosur të jem nënë, qoftë edhe e vetme!

Në një rrëfim shumë më ndryshe, dhe me tone mjaft më personale, Brisida Shehaj tha disa gjëra të papërmendura më parë tek “Rudina: në Tv Klan.Brisida u shpreh se nuk ndjek modele sesi duhet të jetë gruaja në shoqërinë tonë, dhe shtoi se nuk ka idhuj në jetë vec atij të prindërve. Familja e saj i ka dhuruar shumë dashuri, dhe ndihet shumë mirë që në moshën 38 vjecare, jeton ende me prindërit.

Sa për partnerin ideal, nuk planifikon ta presë për të pasur një fëmijë. Në fakt, kjo duket se është një dëshirë mjaft e madhe e saj e momentit.

Është e vetmja dëshirë që kam patur. Sa herë diskutoja me mikeshat e mia të ngushta, se thoshin “ti shumë e realizuar, ja i ke të gjitha”, i thosha “ndonjëherë Zoti të jep atë që s’do”. Unë jam nga ato natyra që e kam marrë vendimin për të qenë nënë edhe e vetme, kështu që ndoshta në një të ardhme të afërt do ta realizoj. Për mua të qenit nënë qëndron përtej një marrëdhënieje.

Ajo është një fat që edhe vjen, edhe s’vjen, por t’i heq mundësinë vetes e të qenit nënë, nuk kam ndërmend. Shpresoj që të jemi mirë dhe shpresoj që të ndodhë sa më shpejt të bëhem nënë”.  Ajo thotë se paragjykimet, ofendimet apo fyerjet lidhur me këtë vendim të sajin nuk i hyjnë në sy për sa kohë është personal dhe nuk cenon apo prek askënd.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article