Courtney Love thotë se Johnny Depp i shpëtoi jetën në 1995!

Këngëtarja e njohur Courtney Love ka treguar mbështetjen e saj për Johnny Depp në mes të betejës së tij ligjore të vazhdueshme kundër ish-bashkëshortes, Amber Heard.

Këngëtarja kujtoi një kohë kur ylli i “Pirates of the Caribbean” i shpëtoi jetën pas mbidozës në “The Viper Room” në vitin 1995.

Klubi i natës i ndodhur në Sunset Strip në West Hollywood të Kalifornisë, fillimisht ishte në bashkëpronësi të Depp dhe një pikë e frekuentuar për të famshmit në vitet ’90. “Nuk dua të bëj gjykime publikisht. Thjesht dua t’ju them se Johnny më dha ndihmën e shpejtë në 1995 kur e teprova jashtë “The Viper Room”,  tha Love nw njw video tw postuar në rrjetet sociale.

Në kohën e incidentit, Love po përballej me humbjen tragjike të bashkëshortit Kurt Cobain, i cili bëri vetëvrasje në vitin 1994 në moshën 27-vjeçare. Ata u martuan në vitin 1992 dhe patën një fëmijë së bashku, vajzën Frances Bean, tani 29 vjeçe. Love tha në video se Depp kontaktoi vajzën e saj në shumë raste. Ajo pretendon se aktori i shkroi Frances një letër për ditëlindjen e saj të 13-të mes vdekjes së parakohshme të babait të saj dhe betejës së nënës së saj me varësinë.

“Johnny, kur unë isha e varur nga droga dhe Frances duhej ta vuante këtë me gjithë këta punonjës socialë, i shkroi asaj një letër me katër faqe që nuk ma kishte treguar kurrë. Më pas ai dërgoi limuzinat në shkollën e saj pa i kërkuar, që ajo dhe të gjithë miqtë e saj të shkonin te “Pirates of the Caribbean”. Ai e bëri atë shumë herë. Ai i dha vendin e saj në premiera me emrin e saj në të. Unë kurrë nuk kam parë një nga ata filmat “Pirates”, por Frances i pëlqeu ato. Kur ishte 13 vjeçe ajo më tha ‘ai më shpëtoi jetën”, tha ajo.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jessica Reed Kraus (@houseinhabit)

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article