Georgina tregon me krenari në plazh strijat në bark dhe kilet e tepërta që mori gjatë shtatzanisë!

 

Çifti i famshëm, Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo, janë duke i shijuar pushimet familjare dhe janë në fokus të vazhdueshëm të fotoreporterëve. Teksa ata kanë vazhduar të marrin rreze në Ibiza duke u relaksuar në superjahtin e tyre, në mediat rozë thotë Telegrafi, kanë qarkulluar fotografi të shumta të tyre.

Në disa prej tyre, Georgina shihej me disa kilogramë të tepërt nga shtatzania, celulit e strija. Për këtë, u kthye në shënjestrën e kritikave nga disa prej përdoruesve në rrjetet sociale.

Si përgjigje, ajo vazhdoi të postonte foto ku shiheshin strijat, si për t`i treguar kështu se është një nënë krenare për trupin e saj.  Ajo nuk ka ngurruar të tregojë strijat në bark që i kanë mbetur nga periudha e pritjes se embel.

Georgina në prill solli në jetë njërën nga foshnjat binjake që priste, vajzën, ndërsa djali fatkeqësisht vdiq në lindje Ajo është nënë e një vajze tjetër me Ronaldon, Alana Martina, të cilën e solli në jetë nëntorin e vitit 2017.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article