Humbi 45 kg pas lindjes, artistja e njohur vazhdon të dobësohet- shqetësohen fansat!

Ka humbur 45 kilogramë pas lindjes së fëmijës së saj të tretë, por këngëtarja Jessica Simpson vazhdon të dobësohet. Ajo e shfaqi humbjen e mahnitshme të peshës me një fustan të ngushtë ngjyrë nude të puthitur pas trupit ndërsa ishte në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Anxhelosit me dy fëmijët e saj më të rritur. Por ndërsa Jessica duket se ndihet mirë kësisoj, fansat u shprehën të shqetësuar që ajo po vazhdon të humbasë peshë.

Vetëm disa ditë pasi vajza e saj Maxëell, dhjetë vjeç, u nis për në Wyoming për ditëlindjen e shoqes së vet, North West me avionin privat të Kim Kardashian, Jessica 41 vjecare u shfaq në publik më e dobët se kurrë, dhe me një palë këpucë me platformë dhe taka tejet të larta.

Nëna e tre fëmijëve e kishte plotësuar kombinimin e saj me një kapelë kauboji ngjyrë bezhë, një palë vathë argjendi, varëse të shumta e një kryq, dhe një cantë Louis Vuitton çantë me thekë në anë.

Në librin e saj të kujtimeve, Open Book, Jessica pati kujtuar se iu nënshtrua dy ndërhyrjeve për hedhjen e dhjamit të barkut në  vitin 2015, por iu desh të shtrohej në spital për 9 ditë pasi mori një infeksion pas procedurës së dytë.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article