Luana Vjollca largon Arjan Çanin nga Klani?! Ku do ta shohim gazetarin..

Sezoni i ri televiziv sikurse çdo vit pritet të sjellë ndryshime dhe lëvizje të personazheve të njohur në ekranet shqiptare.

Së fundmi burime pranë televizionit Abc për Kryefjala.com kanë mësuar se Arjan Çani nuk do të jetë më në Klan.

Tashmë “Zonë e Lirë” do ta shihim në Abc News dhe do të transmetohet dy herë në javë.

Ndërkohë bëhet me dije se hapsirën televizive të gazetarit të njohur do ta zërë Luana Vjollca, e cila prej kohësh pritej që të rikthehej në ekran pas largimit të saj nga Top Channel.

Nuk dihet ende se cili do të jetë formati që moderatorja e njohur do të drejtojë, por mesa duket Klani sezoni i ri do të pushtohet nga motrat Vjollca.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article