KreuCelebrity

Këta janë 5 finalistët e Ferma Vip 3

Këta janë 5 finalistët e Ferma Vip 3

Pas shpalljes së Mozës si finalistja e parë e “Ferma VIP 3”, gjysmëfinalja e 11 qershorit përcaktoi edhe katër emrat e tjerë që siguruan një vend në finalen e madhe të 15 qershorit.

Finalisti i dytë i spektaklit u shpall Dj Bujaka, i cili ishte në televotim përballë Vis Pupës dhe Ilir Shaqirit. Ishin votat e publikut ato që i siguruan atij një vend në finale, duke iu bashkuar kështu Mozës, finalistja e parë e shpallur më herët.

“Faleminderit shumë popullit të Shqipërisë dhe të Kosovës”, tha Bujaka mes emocionesh pas shpalljes së rezultatit.

Ndërkohë, Moza u shpreh shumë e emocionuar për suksesin e tij:

“Kisha frikë, nuk e prisja sepse këta dy të tjerët kanë krijuar një lidhje më të fortë me publikun prej vitesh. Kisha frikë, por jam shumë e lumtur”, tha ajo.

Më pas, këngëtarja Soni Malaj u shpall finalistja e tretë pasi fitoi sfidën e mbrëmjes. Fermerët duhej të lidhnin litarët me një dordolec, ta lagin me benzinë dhe më pas ta ndiznin. Dordoleci që do të digjej i pari do të përcaktonte fituesin. Në duel të fortë me Ilir Shaqirin, ishte Soni ajo që triumfoi.

Një tjetër sfidë vendimtare solli edhe finalistin e katërt. Aktori i njohur Vis Pupa arriti të fitonte garën me rrathët në pishinë, duke siguruar kështu një vend në finalen e madhe. Fermerët duhej të merrnin rrathë nga fundi i pishinës dhe t’i fusnin në një binar, ndërsa Visi ishte i vetmi që arriti të shënonte.

Pas humbjes së sfidave, Ilir Shaqiri dhe Sara Karaj shkuan në një televotim “kokë më kokë”, ku publiku vendosi që Sara të largohej përfundimisht nga gara, vetëm pak ditë para finales së madhe.

Kështu, pesë finalistët e “Ferma VIP 3” janë:

Moza
Dj Bujaka
Soni Malaj
Vis Pupa
Ilir Shaqiri

Finalja e madhe e “Ferma VIP 3” do të mbahet më 15 qershor.