KreuCelebrity

Ola reagon pas komenteve për marrëdhënien me Adionin: “E zyrtarizoj njeriun që dua pa frikë”

Ola reagon pas komenteve për marrëdhënien me Adionin: “E
Mbrëmja e fundit e “Ferma VIP” ka sjellë jo pak diskutime në rrjet, ndërsa në qendër të vëmendjes është vendosur ish-fermerja Ola, pas komenteve që qarkulluan për një “fejesë të nxituar” me Adionin.

Debati nisi pas paraqitjes së Adionit në fermë, ku ai hyri si surprizë për të kaluar disa momente me banorët. Gjatë Prime-it, nuk munguan as komentet dhe batutat për raportin e tij me Olën, gjë që nxiti reagime të shumta në rrjetet sociale.

Pasi u përball me një numër të madh mesazhesh nga ndjekësit, Ola vendosi të thyejë heshtjen dhe të sqarojë publikisht qëndrimin e saj.

Përmes kanalit të saj në Instagram, ajo iu përgjigj kritikave me një mesazh të drejtpërdrejtë, duke theksuar se nuk ndikohet nga opinionet e të tjerëve dhe se zgjedh ta jetojë lidhjen sipas bindjeve të saj.

“U zgjova me shumë mesazhe për atë që u tha mbrëmë në Prime. Disa e quajtën ‘fejesë të shpejtë’, por unë jam rritur me një tjetër mënyrë të të menduarit. Po, njeriun që dua e zyrtarizoj pa frikë, pa pasur nevojë për prova apo ndikime nga të tjerët”, shkroi ajo.

Në reagimin e saj nuk mungoi as ironia ndaj kritikëve, teksa shtoi se secili është i lirë të jetojë marrëdhëniet sipas mënyrës që zgjedh, ashtu siç edhe ajo ka të drejtën të ndjekë parimet e saj.

Ola theksoi se nuk gjykon zgjedhjet e askujt dhe kërkoi të njëjtin respekt edhe për jetën e saj private, ndërsa falënderoi të gjithë ata që e kanë mbështetur.

Me këtë deklaratë, ish-fermerja ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të ndikojë nga komentet dhe se do të vazhdojë të ndërtojë marrëdhënien e saj me Adionin sipas asaj që beson. Mbetet për t’u parë nëse reagimi i saj do t’i japë fund diskutimeve apo do të sjellë debate të reja mes ndjekësve.