KreuCelebrity

“U pagova më shumë seç meritoj” Ermal Mamaqi zbulon shifrën marramendëse si opinionist në “Ferma VIP”?

“U pagova më shumë seç meritoj” Ermal Mamaqi zbulon

Aktori dhe producenti i njohur shqiptar, Ermal Mamaqi, ka ndarë së fundmi detaje rreth eksperiencës së tij si opinionist në sezonin e tretë të spektaklit Ferma VIP, finalja e të cilit pritet të mbahet më 15 qershor.

I ftuar në emisionin “Mes Drite” në Vizion Plus, Mamaqi foli për rolin e tij në panelin e opinionistëve, ku këtë sezon ka komentuar dinamikat dhe zhvillimet mes konkurrentëve së bashku me Einxhel Shkira dhe Armina Mevlani.

Gjatë intervistës, ai u pyet edhe në lidhje me pagesën që ka marrë për angazhimin në “Ferma VIP”, por zgjodhi të mos zbulojë një shumë konkrete.

“Ti mendon se jam aq budalla…”, tha ai me humor, duke shtuar më pas: “Shiko, jam paguar, po ta them, më shumë se çfarë unë meritoj. Jam shumë mirënjohës”.

Ky ka qenë sezoni i parë i Ermal Mamaqit në rolin e opinionistit në “Ferma VIP”, një eksperiencë që duket se është pritur pozitivisht nga publiku.