Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Armela Hyseni, ka qenë e ftuar në emisionin Top Arena, ku është vënë përballë një interviste pikante nga moderatori Mateo Borri.
Gjatë bisedës, Armela ka bërë disa deklarata surprizë lidhur me futbollistët, arbitrat dhe mesazhet që ka marrë ndër vite nga emra të njohur të futbollit botëror.
Ajo zbuloi se vite më parë ishte kontaktuar nga ylli brazilian Neymar, i cili në atë kohë luante me Paris Saint-Germain dhe e kishte ftuar në Paris.
Po ashtu, Armela pranoi se ka marrë mesazhe edhe nga futbollistë që janë në një lidhje.
Mateo: Komplimenti më i çuditshëm që të kanë bërë në stadium…
Armela: Në stadium njerëzit janë në pasion e sipër, bëjnë disa gjëra që nuk i bëjnë zakonisht. “Të hëngsha zemrën”, “Ma bëre ditën”…
Mateo: Cilët të duken më shumë tërheqës, futbollistët apo arbitrat?
Armela: E kam thënë sot në intervistë, kohët e fundit më janë dukur më të pashëm arbitrat.
Mateo: Konkretisht ndonjë emër.
Armela: Është një arbitër nga Sllovenia, është 45 vjeç dhe e ka emrin Slavko Vinčić. Ai është shumë, shumë simpatik.
Mateo: Futbollisti i fundit që të ka ngacmuar…
Armela: Nuk e them dot.
Mateo: Po ti, ke ngacmuar ndonjëherë ndonjë futbollist?
Armela: Jo, nuk kam ngacmuar ndonjëherë një futbollist.
Mateo: Gënjen.
Armela: Mund të them një futbollist të huaj që më ka ngacmuar, si mendon? Para shumë vitesh më ka shkruar Neymar. E kam edhe në telefon. Manushi e ka parë edhe vetë. Atëherë ai luante me PSG, ishte në Paris dhe më ftoi edhe për ta takuar.
Mateo: Do të doja tre emra futbollistësh, një për t’i bërë bllok, një për ta ftuar për darkë dhe një për martesë.
Manushi: Duhet t’i gjesh të tre shqiptarë.
Armela: Jemi në Botëror, do flasim për të huaj. Dhe do bëjmë sikur gjoja ata janë single. Për t’u martuar, do martohesha me Cristiano Ronaldo sepse është shumë “husband material”. Për darkë do takoja Michael Olise. Bllok do t’i bëja Neymarit.
Mateo: A të ka shkruar ndonjëherë ndonjë futbollist që është i lidhur?
Armela: Po.
