E ftuar speciale në emisionin "Kampionët e Botës" në mbrëmjen e 19 qershorit, Alba Pollozhani u përball me një sfidë interesante: të ndërtonte skuadrën më të fortë dhe atë më të dobët të showbizit shqiptar.
Pa hezitim, Pollozhani zgjodhi Marina Vjollca, Luana Vjollca dhe Alketa Vejsiu si emrat që, sipas saj, do të formonin skuadrën më të fortë të showbizit.
"Skuadra më e fortë do të ishin Marina e Luana Vjollca, si dhe Alketa Vejsiu", u shpreh ajo.
Por deklarata që pritet të ngjallë më shumë diskutime ishte ajo për skuadrën më të dobët. Sipas Pollozhanit, në këtë listë bëjnë pjesë Hygerta Sako, Dolce dhe Rey Manaj.
"Skuadra më e dobët e showbizit do të ishin Hygerta Sako, Dolce dhe Rey Manaj", deklaroi ajo.
