KreuCelebrity

Lori Hoxha bën daljen e parë publike pas lindjes së djalit plot elegancë

Lori Hoxha bën daljen e parë publike pas lindjes së djalit plot

Lori Hoxha, drejtuesja e Top Channel është shfaqur për herë të parë në një aktivitet publik pas lindjes së djalit të saj, duke tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj plot elegancë.

Sipërmarrësja dhe drejtuesja e Top Channel mori pjesë në inaugurimin e selisë së Konsullatës së Nderit të Meksikës në Tiranë, ku Ambasadori i Meksikës, Genaro Lozano, zyrtarizoi hapjen e ambienteve të reja.

Në cilësinë e Konsulles së Nderit të Meksikës në Shqipëri, Lori Hoxha ishte në krah të ambasadorit gjatë ceremonisë, e cila u cilësua si një hap i rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit dhe shërbimeve konsullore mes Shqipërisë dhe Meksikës.

Përmes një njoftimi, Ambasada e Meksikës bëri të ditur se Konsullata e Nderit në Tiranë tashmë është zyrtarisht në shërbim të qytetarëve, duke e konsideruar hapjen e saj një moment të rëndësishëm për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Dalja e Lori Hoxhës tërhoqi vemendjen e të gjithë për shkak dhe të profilit të ulët publik që sipërmarrësja ka zgjedhur të mbajë, por nuk mund të kalonte pa u komentuar për stilin e saj elegant.