
Kur gjithçka dukej se ishte rikthyer në normalitet mes Brikenës dhe Mateos, një tjetër zhvillim i papritur ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.
Vetëm pak kohë pasi publikuan një fotografi së bashku nga ambientet e “Top Arena”, e cila la të kuptohej se raporti i tyre ishte në rrugën e duhur, dyshja ka bërë një kthesë të menjëhershme.
Fotoja e përbashkët është fshirë nga rrjetet sociale dhe, për më tepër, Brikena dhe Mateo nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram. Ky veprim ka nxitur menjëherë aludime se mes tyre ka pasur sërish një krisje.
Nuk është hera e parë që marrëdhënia e tyre shoqërohet me lëvizje të tilla në rrjetet sociale. Ndjekësit janë mësuar tashmë me afrimet dhe largimet e shpeshta, të cilat çdo herë ndezin diskutime dhe spekulime.
Mbetet për t’u parë nëse kjo është një ndarje përfundimtare apo vetëm një tjetër episod i marrëdhënies së tyre, që duket se vazhdon të kalojë nga një ekstrem në tjetrin. Deri atëherë, fansat po presin lëvizjen e radhës nga dy protagonistët.
