KreuFashion

Ivanka Trump shkëlqeu me fustanin ngjyrë rozë në dasmën e Jeff Bezos!

Ivanka Trump shkëlqeu me fustanin ngjyrë rozë në dasmën

Ivanka Trump shkëlqeu në dasmën e çiftit Bezos Në Venecia. Vajza e madhe e presidentit Donald Trump mbërriti në ceremoninë e shumëpritur të martesës së miqve të saj, Lauren Sanchez dhe Jeff e veshur me një fustan të gjatë rozë nga stilisti Tony Ward.

Ivanka Trump shkëlqeu me fustanin ngjyrë rozë në dasmën
Ivanka Trump shkëlqeu me fustanin ngjyrë rozë në dasmën

Fustani pa rripa ishte i mbuluar me motive lulesh me shkëlqim, ndërsa pjesa e mesit ishte e zbukuruar me rruaza në formë petalesh që zbrisnin deri në fund të tij.

Fustani kishte një çarje të thellë në njërën këmbë, ndërsa Ivanka kishte zgjedhur një stil minimalist për aksesorët — duke shmangur varëset dhe duke preferuar vetëmnjë palë vëthë të gjatë me diamant.

Flokët i kishte ndarë në vijë anësore dhe i kishte stiluar thjeshtë, ndërsa pamjes i kishte shtuar gjallërinë me një buzëkuq në ngjyrë rozë të ndezur.