Lëkurë bronzi
Vajrat dhe kremrat shkëlqyes të trupit nuk janë vetëm ditëve të plazhit. Provoni disa prej tyre që ju dhurojnë një pamje të hatashme në festa për të rënë menjëherë në sy. Mund ta aplikoni në fytyrë, dekolte, krahë apo këmbë, në mënyrë që lëkura të ngjajë si bronz. Bordo sugjeron 10 produktet më të mira, për një shkëlqim të përsosur dhe që zgjat.
Pure Grace Summer
Aplikojeni vajin çdo mëngjes te këmbët dhe do të keni një lëkurë pa asnjë defekt.
Hoola Zero Tanlines
Mjafton ta masazhoni me një sfungjer lëkurën tuaj dhe ajo do të jetë e artë për 12 orë.
Samite gold & Other Stories
Nëse doni të eleminoni njollat dhe të keni nxirje të njëtrajtshme, ky është ideal.
Charlotte Tilbury
“Rrotulloje në çdo pjesë të trupit për një pamje të plotë, pa harruar që është edhe zbutës.
Wildcare
Formula me ekstrakte vaj bajame janë çelësi i suksesit për rritur më shumë shkëlqimin.
Tante
Për të shmangur njollat tek veshjet, keni një furçë që ju ndihmon dhe për zonat e vështira.
Tom Ford
Në pak minuta mund t’i dhuroni trupit nxirje në pjesët më pikante edhe shumë shkëlqim.
Moroccanoil
Do të bini në dashuri me të: nuk e than lëkurën dhe e bën atë të duket totalisht e artë.
James Read
I përsosur nëse do të rrini te bari i plazhit: garanton njëtrajtshmëri dhe është rezistent.
Aquarian Soul
Depërton thellë në lëkurë dhe është pa frikë 1-shi, sidomos për zonën e dekoltesë
Përgatiti: Libera Resulaj
-
Cilat janë 3 shenjat më me fat të zodiakut gjatë sezonit të gaforres!
28 Qershor, 13:38 -




Teknologjia, a do të zëvendësojë njeriun?



Curios X elektrizon Eagle Beat Festival!












