Vlogeri i zhgënjyer nga Ermal Mamaqi, e akuzon për manipulim! Mamaqi i kthen një përgjigje të gjatë e të detajuar! - Celebrity
KreuCelebrity

Vlogeri i zhgënjyer nga Ermal Mamaqi, e akuzon për manipulim! Mamaqi i kthen një përgjigje të gjatë e të detajuar!

Ditën e shtunë në emisionin ‘Xing me Ermalin’ ishte I ftuar vlogeri I njohur Nas Daily I cili kohët e fundit kishte vizituar edhe vendin tonë Shqipërinë ku ka realizuar disa video mbi traditat dhe kulturën tonë.

I ftuar në emisionin ‘Xing’ bashkë me të Ishte edhe e dashura tij Alyna. Kelvina Kthjella bëri pyetjen e saj si në çdo puntatë dhe pyetja (A udhëton nëpër borë për të njohur femra të tjera?) e revoltoi Nas dhe të dashurën e tij pasi e konsideruan këtë si një ofendim ndaj femrave dhe madje Alyna u shpreh duke qarë se në Shqipëri dhe Ballkan femra trajtohej si një plehrë. Këtë moment Ermali e ndau në Instagramin e tij përmes një videoje ku shihet i gjithë  reagimi I Nas dhe partneres e cila ishte mjaft e prekur dhe shpërtheu në lot.

 

Kjo video nuk shkaktoi reagim vetëm te ndjekësit e moderatorit por edhe te Vlogeri I njohur Nas Dialy I cili pas emisionit me anë të një komenti akuzoi Ermalin se kishte manipuluar të gjithë intervistën dhe kishte hequr nga intervista e plotë pjesën ku ai kishte ofenduar atë bashkë me të dashurën e tij, vetëm dhe priste një intervistë më mirë të realizuar nga ana e Ermal Mamaqit.

Pak minuta më vonë Ermali i përgjigjet atij përmes një statusi, të gjatë e të detajuar:

“Vëlla më vjen keq që ndihesh kështu. Unë nuk do të hiqja kurrë pjesë nga intervistat në emisionin tim që ndonjë ngatë ftuarit e mi të dukej keq…Ne presim vetëm pjesë të vogla që ti japim ritëm shfaqjes. Kjo është diçka qëe bëjnë  të gjitha shfaqjet e rregjistruara më parë. Linku I episodit të plotë gjendet në fund të këtij mesazhi. Do të doja të sqaroja se çdo gjë që u transmetua u lejua nga ty e mban mend? Edhe Arbri ndodhej atje.Ti disponon gjithahstu një kopje të plotë të emisionit të xhiruar në kamerën tënde. Gjithësesi jam I lumtur që ky keqkuptim I’a vlejti të paktën për të rritur ndërgjegjësimin  rreth një teme shumë të rëndësishme si ajo e të të drejtave dhe barazisë së grave. Alyne është një njeri I mrekullueshëm dhe ishte një nder për mua t’ju kisha në emisionin tim. Gjithësesi unë do të vazhdoj të bëj pyetje të papërshtatshme, pyetje me humor, në disa momente të emisionit tim. Kjo është ajo çka ne bëjmë pa shkelur të drejtat e një personi apo një grupi. Falë zotit ne nuk jetojmë në një vend ku humori është I censuruar. Zoti ju bekoftë të dyve dhe pres që ti dhe Alyne të vini përsëri dhe të martoheni në shtetin tonë.

P.S Në Shqipëri ne nuk i trajtojmë femrat si objekt seksual”

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF