Muskuj barku si të Alicia Vikander? Ja çfarë rutine ndjek fituesja e çmimit Oscar! - Celebrity
KreuCelebrity

Muskuj barku si të Alicia Vikander? Ja çfarë rutine ndjek fituesja e çmimit Oscar!

Edhe pse askush nuk e priste, Alicia Vikander shpalosi talentin e saj europian pikërisht në qendër të Hollywood-it, për të na rrëmbyer zemrën të gjithëve. E si për të mos mjaftuar zemra e publikut, Michael Fassbender ishte ai që jo vetëm u dashurua me suedezen, por nuk vonoi shumë që t’i kërkonte dorën për martesë. Së fundmi, Vikander është parë me trupin në super-formë, e kjo kryesisht falë muskujve të shumtë të barkut, që janë bërë aq të dallueshëm jo pa arsye.

Roli i saj i ri në filmin “Tomb Raider” ka kërkuar një Laura Croft si kurrë më parë, dhe duke marrë parasysh dhuntinë e suedezes në aktrim, të gjithë pop resin diçka krejt ndryshe nga ajo që kemi parë nga Angelina Jolie. Por, çfarë regjimi ndjek Vikander për rezultate të tilla të formave trupore? Kuptohet që stërvitja është pjesë e pandashme e ditës së saj, e këtu nuk po flasim për ushtrime të thjeshta…

Për shtatë muaj rresht, aktores i është dashur të ngrejë pasha të rënda, të ushtrojë boks, të ngjitet nëpër terrene të vështira, e si për të mos mjaftuar kjo, çdo mëngjes pa rreshtur Alicia ka realizuar ushtrime për plot 30 minuta, e më pas është gjetur hapësira e duhur për shfrytëzimin e 45 minutave vetëm për palestër. (Po, u djersitëm vetëm duke lexuar!) Kur vjen puna tek e ngrëna, mos mendoni se Vikander përfshihet tek ato vajza që i qendrojnë larg pjatës, përkundrazi! Ajo është ankuar vazhdimisht për sasinë e pakët të pjatave në banketet amerikane, duke theksuar se në Suedi, njerëzit ulen dhe shijojnë ushqimin si duhet, e kjo po që do të thotë festë për aktoren.

Nga ana tjetër, Vikander nuk shihet shpesh në restorante, e kjo vetëm fal dëshirës dhe kënaqësisë për të gatuar vetë. E si për të mos mjaftuar kjo, suedezja del vetë për pazare, për të përzgjedhur produketet si duhet. Gatimi i mishit dhe musakasë pikante janë ndër të preferuarat e aktores. Ç’mund të themi, përveçse “lum si Michael Fassbender!”

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF