Të vishesh si Princeshë Diana? Sot mundesh dhe pa shpenzuar shumë - Stil Jetese
KreuStil Jetese

Të vishesh si Princeshë Diana? Sot mundesh dhe pa shpenzuar shumë

Princeshë Diana, Lady D miti, Lady D’Icona, Lady D një nga gratë më elegante të të gjitha kohërave. Pavarësisht daljes në skenë të Kate Middelton, 19 vite pas ndarjes nga jeta ende kujtimi i saj ( dhe stili i saj legjendar) janë më të gjalla se kurrë më parë.

E tregojnë deklaratat prekëse të fëmijëve (“është diçka e gabuar që në fillim të mos flasim për mamanë tonë Dianën”, është shprehur Harry), apo rrëfimet mbi historinë e vërtetë të fustanit të saj të martesës, një nga fustanet më të famshëm në të gjithë historinë, dhe tani më në fund është krijuar një koleksion i ri frymëzuar pikërisht nga ajo dhe mund ta gjeni në shitjet online në Asos.

Ajo që ka realizuar koleksionin është Sahrmedan Reid, dizenjuese dhe themeluese e markës londineze “Wah Nails”. A do t’ia dalë me sukses stilistja në këtë sfidë që i ka bërë vetes duke provuar një stil mbretërorë por me një çmim të ulët? Veshjet e para premtojnë, madje shumë. Tani nuk keni pse të prisni për t’u veshur si princesha Dianë, mund ta bëni një gjë të tillë më një çmim të arsyeshëm.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF