Kreativiteti i tatuazheve minimaliste: shenjat e zodiakut tashmë në trupin tuaj! - Stil Jetese
KreuStil Jetese

Kreativiteti i tatuazheve minimaliste: shenjat e zodiakut tashmë në trupin tuaj!

Tatuazhet janë shndërruar tashmë në një tendencë, e ekspertët shpesh hedhin akuza mbi ata të cilët i realizojnë vetëm për hir të modës. Edhe pse eleminimi i tyre me lazer erdhi së fundmi si ndihmesë për të gjithë ‘të penduarit’, jo çdokush e përballon një metodë të tillë. Nga ana tjetër, bukuria e këtyre figurave të stampuara në lëkurë qendron edhe në idenë se do t’i mbartësh me vete përgjatë gjithë jetës. Kështu, fokusi më i madh tashmë është përqendruar tek kreativiteti në forma e realizime.

Duke qenë se njerëzit edhe sot mbeten të lidhur ngushtë me astrologjinë, artistët e tatuazheve kanë arritur të sjellin ide minimaliste e plot stil, nëse dëshironi të realizoni shenjën përkatëse të zodiakut në trupin tuaj. Mos u shqetësoni për përmasat e figurës, pasi ekspertët kanë menduar për çdo detaj. Nuk do t’ju nevojitet një tatuazh që tërheq aq shumë vëmendje, kur po flasim për astrologjinë. Një detaj i tillë kaq personal, meriton pak punë, që të japë kuptimin e plotë të asaj që ju dëshironi ta mbani përgjithmonë në lëkurë. Në galeri do të gjeni disa nga modelet më ‘in’ të kohëve të fundit, e pse jo, ndoshta planifikoni një orar në studion e tatuazheve, për ta patur dhe ju një të tillë!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF