E dini cili konsiderohet një nga filmat më ‘fashion’ të kinemasë?

Kinematografia, e cilësuar ndryshe edhe si arti i shtatë, ka një përparësi: mundësinë për të përzierë artet e tjera, në një vepër të vetme. Si e tillë, kontributi i dhënë nuk i drejtohet vetëm kinemasë në vetvete, duke bërë kështu, që shumë fusha të tjera t’i referohen kësaj të fundit. Nuk është habi, që ndër artikuj të ndryshëm mode, të gjejmë lista të filmave më ‘fashion’, që nga 1895 e tutje. Një ndër ta, i cili lidhet ndoshta më ngushtë se të tjerët, me industrinë e modës, është ‘Blow Up’. Prodhimi i vitit ’66, me regjinë e italianit Antonioni (ndër më të mirët), ka në fokus jetën e një fotografi, rreth të cilit, me apo pa dëshirën e subjektit, sillet një botë e tërë femrash. Edhe pse, kjo vepër, në thelb ka për qellim shfaqjen e një problemi social të caktuar, kryeredaktorët e modës e kanë parë në këndvështrimin e tyre. Në galeri do të gjeni disa nga momentet më domethënëse lidhur me temën, dhe pse jo, është sugjerimi ynë për një mbasdite vere.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *