BORDO është një revistë dedikuar 100 përqind artit dhe modës, stilit të jetesës dhe karrierës. E përmuajshme, në 100 faqe BORDO sjell personazhe që shprehen përmes fjalës, intervista të trajtuara me kujdes dhe sesione fotografike dedikuar figurave më në zë të momentit. BORDO stream është faqja e kanalit zyrtar të BORDO në youtube, ku mund të gjeni intervistat ekskluzive të personazheve të njohur shqiptar, por jo vetëm.
Big Basta u shpall fituesi i edicionit të dytë në "Ferma Vip". Big Basta ka fituar zemrat e publikut dhe jo me fjalë të mëdha, por me sjellje të vogla që flasin shumë. Në një intervistë ekskluzive për BORDO, Big Basta ka zbulua shumë rreth atij edicioni, marrëdhëniet me ish-fermerët e tjerë dhe planet e tij të ardhshme.
BORDO: Bëre më shumë miq apo armiq në fermë?
Big Basta: Bëra më shumë miq por mbi të gjitha kontakte shumë të mira pra duke parë vazhdimësinë se si do shkojë edhe pas fermës, armiq unë mendoj që unë personalisht nuk bëra por në rast se më ka bërë dikush akoma dhe më mirë kështu që nuk kam nuk kam koment për punën e armiqve.
BORDO: Mes Andreas dhe Anduelit cilin nuk do të kishe kurrë mik?
Big Basta: Po të them të drejtën duke marrë parasysh faktin që ato dolën karakteret e tyre se si janë në të vërtetë që në fillim të lojës, mendoj që asnjërin prej të dyve nuk do i kisha kurrë mik edhe pse kurrë mos thuaj kurrë jeta është e gjatë mbase mund të na bashkojë ndonjë bashkëpunim le të themi në koncerte ose diçka po jo jo më shumë se sa aq.
BORDO: Pas daljes cili të ka zhgënjyer më shumë dhe pse? Mbase nga deklaratat e tyre.
Big Basta:Pas daljes asnjë nuk me ka zhgënjyer tek të gjithë i prisja ato deklarata që ato kanë dhënë të them të drejtën, thjesht isha i përgatitur që të mos zhgënjehesha nga askush vetë fakti që isha vetë individ hyra vetë në atë lojë edhe pretendoja që ta fitoja po i vetëm pra nuk kisha ndonjë aleancë të lidhur ngushtë ose premtim mes fermerëve të tjerë që të më ndihmonin lojën time aspak, thjesht nuk jam zhgënjyer u mësova që të mos zhgënjehesha në atë lojë.
Përgatiti: Libera Resulaj
-
-
"Laerti është babai im biologjik...", habit Krisa Caushi!
30 Qershor, 12:13



















