Brikena ka vendosur këtë herë të ndajë me ndjekësit një copëz nga jeta e saj private, diçka që rrallëherë e bën. Ajo ka prezantuar për herë të parë publikisht vëllain e saj, duke tërhequr menjëherë vëmendjen në rrjetet sociale.
Në fotografinë e publikuar, të dy shfaqen brenda një makine, teksa ajo që mori më shumë vëmendje ishte dedikimi i ëmbël që Brikena i bëri të vëllait. Krahas fotos, ajo shkroi “Dasuliaa”, duke e shoqëruar me emoji zemrash dhe simbolin e botës, një detaj që tregoi qartë afeksionin dhe raportin e ngushtë mes tyre.
Ndjekësit nuk kursyen komentet pozitive, duke komplimentuar jo vetëm raportin familjar, por edhe pamjen e djaloshit. Shumë prej tyre vunë në dukje ngjashmërinë e tij me Mateon, ndërsa të tjerë komentuan se “bukuria është familjare”.

Postimi mori menjëherë reagime të shumta dhe u kthye në një nga momentet më të komentuara të Brikenës së fundmi.
