Një tjetër lajm i bukur ka ardhur për çiftin e njohur Vedat Sulemani dhe Roela Meka, të cilët së shpejti do të bëhen prindër për herë të dytë.
Përmes një videoje të bukur në rrjetet sociale, dyshja ndau me ndjekësit momentin special kur Roela i tregon Vedatit testin pozitiv të shtatzënisë. Videoja, mes emocionesh për të cilën mori menjëherë reagime të shumta dhe urime nga fansat e tyre.
Megjithatë, Roela ka zbuluar se lajmi i ëmbël nuk është i ri për ta. Ajo tregoi se kanë rreth katër muaj që e kanë marrë vesh se familja e tyre do të zgjerohet, por preferuan që muajt e parë t’i përjetonin larg vëmendjes publike.
View this post on Instagram
Kujtojmë se çifti u bënë prindër për herë të parë në nëntor të vitit të kaluar, me ardhjen në jetë të vajzës së tyre, Siela. Tani, vogëlushja do të bëhet me një motër ose vëlla, duke sjellë edhe më shumë lumturi në familjen e tyre.
