KreuStil Jetese

Doni të jeni IN me titujt e rinj? Ja si t'i zgjidhni!

Pushimet marrin kuptimin e tyre të vërtetë kur gjithçka nga jeta e mëparshme kalon në statusin OFF. Por kur nis e bën gati për valixhen, gjërat ndryshojnë. Gardëroba padyshim zë vendin e parë, të dytat vijnë kremrat e plazhit dhe trajtimet estetike, pastaj shto një produkt kundër insekteve dhe valixhja është mbushur plot, por ama në fund, gjithnjë, ka pak vend për një ose dy libra. Sepse librat janë vërtet një zgjedhje ideale, për ata që duan të kalojnë kohën më të madhe në shezlon, pa shumë aktivitete sportive. Kriteri i zgjedhjes? Librat që ju frymëzojnë më shumë dhe ju bëjnë të ndiheni që jeni me pushime, qoftë nën ombrellë në plazh apo në mal. Ja disa sugjerime që do t’i mbushin ditët tuaja me më shumë fantazi...

                       

Nëse jeni një lexuese e rregullt dhe doni të jeni IN me titujt e rinj, mjafton të kërkoni në faqet e internetit për të përzgjedhur një prej tyre. Shpesh librat më të shitur, janë një shtysë e cila na bën të zgjedhin titullin e duhur, por kjo vlen nëse nuk keni pritshmëri, thjesht doni të dini gjithçka për letërsinë e kohëve të fundit. Mund të lexoni autorët që kanë fituar së fundmi Nobelin në Letërsi, por aktualisht tituj dhe tematikat që vijnë nga Azia dhe Lindja e Mesme, janë një risi sepse reflektojnë një kulturë dhe stil krejt të panjohur.

Një gjetje ideale janë librat psikologjikë, e sidomos ata që ndihmojnë në rritjen tuaj personale. Mund të piketoni nga titujve që ofrojnë mirëqenien tuaj psikologjike, deri tek autorët që tregojnë të rejat e fundit të neuro-shkencës. Shpesh mund të duket e tepruar një libër psikologjik për pushime, por aman nëse gjeni një i cili përfshin tema si: menaxhimi i emocioneve, elasticitetin që duhet të keni në raportet personale apo disa teknika vetë-ndihmuese në aspektin profesional, do të ishin një rekomandim i përsosur.