Armani i vesh burrat me pëlhurë kadife

Burri i projektuar nga Giorgo Armani është i veshur me rroba të buta pëlhurë kadife dhe velvet, nën hijeshinë e ngjyrave të errta. Këto janë elementët thelbësorë të sfilatës vjeshtë-dimër 2018-19 në Milano. Koleksioni për stinën e ftohtë që vjen, shpjegon Armani, do t’i japë një prekje më të lehtë gjithçkaje që që është më e përditshme, veshje si prej djali të keq me kombinimin e një prekje edhe sportive.

E sikurse e thamë edhe më lart do të mbizotërojë copa kadife, e cila ka një fuqi magjike për të transmetuar emocione, e jo më kot ka një histori që fillon që nga epoka e Romeos me Xhulietën, e për Armanin është pëlhura kryesore. Ngjyrat do të jenë gjithmonë të errata,sidomos e zeza dhe ngjyra gri.

Në fakt pëlhura kadife është prpozuar të përdoret edhe për në dasmën tuaj. Një xhaketë e tillë do tu theksonte forcën e shpatullave dhe të belit. Prandajmos harroni: vishni çarë të doni, por të jetë prej kadifeje.

 

Previous ArticleNext Article