KreuArt

Ndarja nga jeta e Bungos, Rama zemërthyer: Lamtumirë miku im...

Është ndarë sot nga jeta në moshën 81-vjeçare regjisori, aktori dhe skenaristi i njohur shqiptar, Leka Bungo. Regjisori do të përcillet për në banesën e fundit këtë të mërkurë ( 11 qershor), në orën 16:00, dhe do të prehet në varrezat e Sharrës. Pas lajmit per vdekjen e regjisorit te njohur, ka ardhur edhe reagimi nga kryeministri Edi Rama.

“Lamtumirë miku im Leka Bungo” – shkruan Rama në instagram.

 

Leka Bungo ka qenë një nga emrat më të rëndësishëm të skenës në Shqipëri si regjisor, skenarist dhe aktor, duke i lënë vendit një trashëgimi të larmishme artistike në fushën e humorit dhe të skenës shqiptare. Leka Bungo ka kryer shkollën e lartë për aktorë “Aleksandër Moisiu” dhe më pas një kurs njëvjeçar për regji në Institutin e Lartë të Arteve. Punoi për një kohë si regjisor në teatrin “Bylis” të Fierit.

Në fund të viteve ’80 u emërua regjisor në Estradën e Shtetit, në të cilën vuri në skenë disa shfaqje, ku u prekën probleme të mprehta sociale të kohës dhe ku satira përbënte elementin më të theksuar