Piktori i njohur Helidon Haliti vjen me ekspozitën e tij më të re të titulluar “PRESTANOME”, një ekspozitë e portreteve të “kohës së pakohë”, që vjen në Galerinë FAB si dëshmi e një rrugëtimi të jashtëzakonshëm artistik, një takim mes ngjyrës, mendimit dhe kujtesës, të personaliteteve që kanë shënjuar artin, kulturën dhe jetën publike shqiptare.
Pas ekspozitës, e cila do të jetë e hapur nga data 12 mars deri më 25 mars, qëndron një emër që nuk ka reshtur kurrë së dialoguari me botën përmes ngjyrave dhe fjalës – piktori, “Mjeshtri i Madh” Helidon Haliti. Një artist që ka ditur gjithmonë të shohë përtej së dukshmes, të prekë të pathënën dhe ta bëjë të pavdekshme në telajo.
-
Adrola Dushi dhe Capital T nuk ndalojnë flirtimet mes tyre!
13 Mars, 09:44
Përmes emisionit të tij në RTSH “Mes dy botëve”, Helidoni ka krijuar një urë mes brezave, mes historisë dhe së tashmes, mes fjalës dhe artit. E veçanta e këtij rrugëtimi ka qenë momenti kur, ndërsa të ftuarit rrëfenin jetën e tyre, ai i portretizonte – duke e kthyer çdo bisedë në një akt të pastër krijimi, ku mendimi dhe dora e piktorit bashkëudhëtonin në heshtje për të gdhendur portrete dhe shpirtra. Këtu nisi dhe ideja e kësaj ekspozite.
Tashmë këto portrete mund të shihen nga të gjithë, si një testament i një vëmendjeje të pareshtur ndaj botës përreth.
“Prestanome”, ekspozita ku arti dhe jeta ndërthuren në një përqafim të përjetshëm!



















