Filmi "Pikë Uji", i cili pati pak ditë më parë premierën absolute në kinema "Millenium", është përzgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë në Oscar.
Ky është një moment historik për kinematografinë shqiptare por edhe për Erafilm, pasi për të 3-tën herë, një prodhim i saj do të përfaqësojë Shqipërinë në këtë garë prestigjioze, duke rritur në këtë mënyrë përgjegjësinë për të çuar emrin e kinematografisë shqiptare sa më lart në botë.
“PIKË UJI” është një film me metrazh të gjatë i regjisorit të njohur shqiptar, Robert Budina dhe përbëhet nga një kast i mrekullueshëm aktorësh. Gresa Pallaska, një nga aktoret më të dashura për publikun mbarëshqiptar, interpreton rolin e Aidës, ndërsa Arben Bajraktaraj, aktor shqiptar me famë botërore që jeton dhe zhvillon aktivitetin e tij teatral dhe filmik në Paris, luan rolin e Ilirit.
-
Premiera e “Pikë uji” një sukses! Nga sot në të gjitha kinematë!
13 Shtator, 09:58
Vetë regjisori Budina e ka cilësuar këtë prodhim kinematografik si maksimumin e pjekurisë së tij artistike dhe impenjimi maksimal i tij u tregua në çdo skenë të filmit. Një krijim artistik që duket se do t’i rikthejë dinjitetin filmit shqiptar.
Një ftesë e veçantë për PUBLIKUN:
Ju jeni gjykatësit tanë të vërtetë! Ejani në kinema, shikojeni filmin! A doni që "Pikë Uji" t'ju përfaqësojë në këtë garë ku sytë e gjithë botës do të jenë mbi ne?
Së bashku, le ta bëjmë kinematografinë shqiptare të shkëlqejë në skenën botërore! ????