KreuArt

Shqipëria garon sonte në gjysmëfinalen e Eurovizion! Ja si renditet Besa sipas sondazhit paraprak!

Shqipëria garon sonte në gjysmëfinalen e Eurovizion! Ja si

Këngëtarja Besa Kokëdhima do të ngjitet sonte në skenën e madhe të Eurovizion 2024, për të përfaqësuar Shqipërinë me këngën ‘Titan’.

Besa do të jetë e dyta që do të këndojë në mbrëmjen e dytë të gjysmëfinales. Vetëm 20 shtete do të zgjidhen nga dy gjysmëfinalet për të vijuar më pas në finalen e madhe që do të zhvillohet më 11 maj, të cilat do t’u bashkohen 5 shtetet e përhershme finaliste dhe vendi mikëpritës që është Suedia.

Duke shpresuar që Shqipëria të sigurojë një vend për finale e madhe, jemi tejet të emocionuar për të parë performnacën e Besa Kokëdhima në garën europiane të këngës.

Organizatorët e eventit kanë realizuar edhe një sondazh, për renditjen e të gjithë pjesëmarrësve të këtij edicioni. Sondazhi është realizuar me votat e fansave dhe të gazetarëve, dhe Shqipëria, e përfaqësuar nga Besa Kokëdhima me këngën “Titan” renditet në vend të 10-të.

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF