KreuArt

Rinisin xhirimet e telenovelës "Njerëz dhe fate"!

Rinisin xhirimet e telenovelës "Njerëz dhe fate"!

"Njerëz dhe Fate” ka rinisur xhirimet dhe së shpejti do të vijë pranë publikut shqiptar me seritë e reja. Lajmi është bërë i ditur nga aktori  Arben Derhemi me anë të një postimi në rrjetin e tij social Instagram.

Në videon që ka publikuar aktori shpreh falënderimit për të gjithë ata, që kanë kontribuar për realizimin e kësaj telenovele. “I hymë detit në këmbë dhe do ta çojmë deri në fund..flm të gjithë mbështetësve❤️”, ka shkruar ai.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arben Derhemi (@arben.derhemi)


Më herët Arben Derhemi e ka cilësuar vazhdimin e telenovelës “Njerëz dhe Fate” si sfidën e jetës së tij. “Po mos ta merrja unë këtë hap nuk do të bëhej e mundur”, tha ai. Arbeni, i cili ka patur personazhin e Florit te “Njerëz dhe Fate” tha se dhe vazhdimi, sikurse pritet, do të jetë shumë i suksesshëm dhe se ngjarjet do të jenë edhe më të forta se në seritë e para.

Rinisin xhirimet e telenovelës "Njerëz dhe fate"!

Ai zbuloi se kasti i aktorëve do të jetë 80% i atyre që kanë qenë, duke filluar nga vetë ai, Robert Ndrenika, Alfred Trebicka, Eni Jani, Pavlina Mani e cila do të jetë sa në Amerikë aty ku ajo jeton, sa në Shqipëri, “Do ta ndërlidhim me jetën e saj atje”, tha ai.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF