KreuArt

Eno Peçi vlerësohet me 'Unazë nderi’ nga Opera dhe Baleti Shtetëror i Vjenës!

Eno Peçi vlerësohet me 'Unazë nderi’ nga Opera dhe

Balerini i njohur shqiptar Eno Peçi është nderuar me një ‘Unazë nderi’ nga Opera dhe Baleti Shtetëror i Vjenës. Lajmin e ka dhënë vetë balerini me anë të një postimi në rrjetin e tij social Instagram,

Eno Peçi vlerësohet me 'Unazë nderi’ nga Opera dhe

“24 vjet me Operën/Baletin Shtetëror të Vjenës! Faleminderit për këtë Unazë nderi! Nderi im është të punoj në këtë shtëpi të bukur me një histori kaq të madhe dhe një kulturë të pasur!

Dhe ne ende e duam njëri-tjetrin! I emocionuar edhe për shumë vite të tjera.. ????” ka shkruar ai përkrah një foto ku shihet me çmimin në duar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Eno Peçi (@eno.peci)

Kujtojmë që Eno Peçi është i pari balerin shqiptar që performoi ‘live’ në Koncertin e Vjenës. Ishte fillimi i vitit 2014, kur “primo balerini” nga Akademia e Baletit të Tiranës, i shkolluar më pas edhe në Shkollën e Baletit të Operës Shtetërore të Vjenës, u ngjit në skenë dhe u duartrokit si asnjë shqiptar më herët.

Eno Peçi tanimë prej vitesh është një koreograf, shfaqjet e të cilit duartrokiten në skena ndërkombëtare.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF