Aktori i mirënjohur shkodran Zef Deda është ndarë nga jeta këtë të premte në moshën 73-vjeçare. Lajmi i trishtë e ka dhënë mes dhimbjes edhe djali i tij Jul Deda me anë të një postimi në rrjetet sociale. “Me dhimbje të thellë, ju njoftoj për ndarjen nga jeta të babait tim, Zef Deda", shkroi ai.
View this post on Instagram
Sot po zhvillohen homazhet në hollin e teatrit "Migjeni", që ishte edhe shtëpia e tij e dytë. Pas homazheve, në orën 13:00, kortezhi niset për meshën e dritës, më pas përcjellja për në banesën e fundit, në varrezat e Rrmajit.
Mësohet se aktori prej pak kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë. Zef Deda cilësohet si një nga komedianët më të mirë të Shqipërisë, ku ka spikatur për rolin Charlie Chaplin.
Lajmi për largimin nga jeta të Zef Dedës ka prekur jo vetëm familjarët por mbarë shqiptarët, të cilët e kanë dashur dhe kanë qeshur pafund me artistin e mirënjohur. Të shumtë ishin figurat e njohura që ndan në rrjetet e tyre sociale mesazhe prekëse për Zef Dedën.
Më poshtë do të gjeni disa prej tyre:
Edi Rama: LAMTUMIRË i dashur Zef
Elva Margariti: “Shqipërisë sot iu shua një buzëqeshje, një dritë që na ndriçonte në kohë të errëta! U prehsh në paqe Zef Deda!”.
Olta Gixhari: "I paharrueshëm do të jesh Zef Deda".
Gentian Zenelaj: Lamtumirë i madhi Zef Deda ????Jam i lumtur që të kam njohur personalisht, që kam ndarë skenën me ty, të kam parë duke interpretuar, kërcyer, imituar,duke luajtur muzikë, dhe më ke magjepsur gjithmonë që kur isha fëmijë e deri sot.
Të qoftë i lehtë dheu Zef Deda
View this post on Instagram
Rozana Radi: Sot të gjithë kemi humbur shumë me ikjen tënde! Pusho në parajsë i madhi Zef Deda.
View this post on Instagram
Sidrit Bejleri: Iku Zefi jone… Zefi i Shkodres, Zefi i te gjithe shqiptareve. Zefi i te qeshurave pafund, qe na i dhuroi gjithe keto vite. Falemnders Zef, se na e g’zove jeten ne koh’ t’veshtira! Le ta kujtojme me lutje dhe duartrokitje, sic i ka hije ketij Artisti unik! Ngushellime familjes, miqve, te gjitheve!
View this post on Instagram
Greta Koçi: Pusho në paqe i madhi Zef Deda! Sot të gjithë ne kemi humbur një thesar!
Rudina Magjistari: Pushofsh në paqe, artisti i të gjithë shqiptarëve. Me humorin tënd unik, me mjeshtërinë e talentit tënd, do të mbetesh përherë në zemrat tona.
Ardit Gjebrea: Me hidhërim e përjetova lajmin e trishtë për humbjen e aktorit aq të dashur, Zef Deda. Paqe për ty, mjeshtër i humorit dhe klasit shkodran!



















