KreuArt

Bordo sugjeron: 5 libra për t’u lexuar!

Bordo sugjeron: 5 libra për t’u lexuar!

Në kërkim të fustanit total

Numri dy

David Foenkinos / 1200

Suksesi dhe dështimi janë një fije larg njëri-tjetrit, po a është lumturia prej suksesit gjithnjë e garantuar, kurse dështimi domosdoshmërisht një humbje? Ky roman i ri i David Foenkinos-it, zbavitës dhe i pazakontë, nuk është thjesht historia e një dështimi. Martini thuajse ia doli mbanë, për një fije nuk e arriti suksesin dhe vendi i dytë është padyshim më i padurueshmi. Një fantazi melankolike përshkon romanin, që arrin të kapë përhumbjen e një djaloshi që përballet vazhdimisht me krahasimin e asaj çka mund të kish qenë jeta e tij.

Të pandarat

Simone De Beauvoir / 900

Ky roman autobiografik ndjek me emocion miqësinë pasionante midis Silvias dhe Andres, që nga takimi i tyre në shkollë në mes të Luftës së Parë Botërore, deri në vdekjen e Andreas. Silvia, joshet menjëherë nga Andreas, vajzë inteligjente dhe rebele: të dyja do të bëhen të pandashme, pavarësisht armiqësisë së familjes së Andresë, pjesë e një dinastie katolikësh militantë. Historia prekëse e një miqësie kthehet në denoncim të një shoqërie fanatike dhe hipokrite, e paaftë të pranojë atë që del nga kufijtë e meskinitetit të saj.

E vetmja grua në dhomë

Marie Benedict / 1200

Vjenë, viti 1933. Për Hejdi Kisllerin, aktore e re hebreje, bukuria e saj qe shpëtim dhe vuajtje: ajo e mbrojti nga nazistët, por e çoi në një martesë tiranike me trafikantin e armëve të Hitlerit dhe Musolinit. E nënvlerësuar nga rrethi i saj, ajo dëgjonte planet sekrete të Rajhut të Tretë kur shoqëronte të shoqin në festa dhe ballo. Vendosi të ikte në Hollivud me një emër të ri: Hejdi Lamar. Shumë shpejt u bë ikonë e kinemasë amerikane.

Askush në jetën e saj të re, nuk dyshonte se ajo ishte një shkencëtare e aftë për t’i dhënë fund luftës.

Tirza

Arnon Grunberg / 1200

Jërhen kupton se jeta po i rrëshqet nga duart. Pas humbjes së punës, gruas dhe kursimeve, i mbetet krenaria se është zot i një shtëpie madhështore në lagjen më të pasur të Amsterdamit dhe Tirza, vajza e vogël, xhevahiri i tij, sidomos pas zhgënjimit me vajzën e madhe, Ibin, e cila la universitetin për të ngritur një biznes të vogël. Tirza bëhet qendra e botës së tij, derisa ajo e prezanton me të dashurin e ri, Shukriun. Ata e njoftojnë se kanë në plan të shkojnë disa muaj në Afrikë, aty ai e kupton se sakrifica e tij paskësh qenë e kotë!

Ndodhi në vjeshtë

Lisa Kleypas / 1200

Ndodhi në ballo, ku bukuroshja Lilianë Bouman zbuloi që temperamenti i saj nuk shihej me sy të mirë në shoqërinë amerikane. Sidomos nga  Markusi, beqari i artë i qytetit. Në kopsht, Markusi dhe Liliana zbuluan që një puthje e vetme plot pasion mund të vlente më shumë se një mijë paragjykime dhe më shumë se një parfum afrodiziak! Në vjeshtë, Markusi, zbuloi se nuk ishte aspak një shkëmb: me Lilianën çdo prekje ishte një torturë. Por ajo amerikane e pacipë, nuk ishte patjetër në listën e “grave që duheshin marrë për nuse”…

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF