KreuArt

10 këngët e dashurisë që mbajnë vulën e Timo Fllokos!

10 këngët e dashurisë që mbajnë vulën e Timo

Nga Revista Bordo

Aktori Timo Flloko ka ndërtuar një portret të pangatërrueshëm në kinematografinë shqiptare. E nisi me role episodike për të shkuar te rolet psikologjike, të thella, emocionale. Por përpos aktrimit për Timon, në skutat e thella e ato më të vërtetat të shpirtit fle pasioni për poezinë.

Një pasion që nuk ka kohë, e as perëndim. Prej disa vitesh aktori i njohur ka zgjedhur letërsinë si strehën e tij, nëpërmjet vargjesh poezish e poemash që më së shumti i kushtohen dashurisë.

Timo i shkruan  dashurisë në të gjitha format e saj; asaj që të dridh zemrën nga emocioni; asaj që të shkund qenien nga zhgënjimi dhe dhembja dhe asaj të pashpresës që dëshpërimisht kërkojmë në agoni… Jo pak këngëtarë kanë zgjedhur poezitë që mbajnë vulën e Timo Fllokos për këngët e tyre, si dëshmi e gjallë e penës së pashoqe të artistit të ekranit të madh, teatrit dhe penës.

Në vigjilje të mbrëmjes magjike ‘Yjet në Butrint’ që do të mbahet më 8 korrik Bordo ju sjell në vëmendje 10 këngët e dashurisë shkruar nga Timo Flloko, që ndër vite i kemi kënduar dhe kushtuar të dashurve tanë.

Aleksadër Gjoka-Kuturu

Ardit Gjebrea- Kur braktis atë që do

Ardit Gjebrea- Flas me hënën

Aurela Gaçe- Bosh

Aurela Gaçe- Hape veten

Redon Makashi- Ndjej

Roveno Dilo & Pirro Çako- Për një çast më ndali zemra

Ledina Çelo- Të ndjej të huaj

Albërie Hadërgjonaj- Ku ta gjej dikë ta dua

Kejsi Tola & Voltan Prodani- Ndonjëherë

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF