“Nje film me një mesazh të fuqishëm, por që është edhe një pjesë e historisë së jetës së Liri Begesë, ka elemente autobiografikë. Mendoni, ajo pati aftësinë ta vendosë në një konflikt të tillë: Dy vëllezërit, njëri që ikën e arratiset dhe një tjetër që mbetet dhe i shërben sistemit Vetiu ata janë të ndarë. Në këtë terren, konflikti fiton dramaticitet dhe vlera emocionale dhe artistike”- Timo Flloko e shpjegon me pak rreshta fuqinë e filmit të regjisores franko-shqiptare, të shfaqur në Tiranë 30 vite pas xhirimit me inicitiavë të aktorit të madh shqiptar, i cili interpreton dhe vetë aty rolin e një të arratisuri drejt Francës.
“Filmi u xhirua tre dekada më parë, në kohën e pas eksodit të madh të shqiptarëve në botë, pas rënies së regjimit komuniste te ne”, shpjegon ai. “Larg barbarëve” ka dhe emra të tjerë të njohur të plejadës së aktorëve shqiptarë: Sulejman Pitarka, një tjetër i arratisur, sjell një personazh plot dritëhije e pengje nga ajo që la pas, ndërsa Piro Mani portretizon persekutorët që u larguan pas ‘90-ës nga Shqipëria gjoja si të përndjekur duke marrë emrat e viktimave të tyre. Ngjarjet e rrrëfyera përmes këtij filmi janë të tilla që për Timo Fllokin e bëjnë atë sa një dokument historik për mua aq edhe një vepër artistike.
“Shikuesi i sotëm është mirë ta shohë këtë film, për faktin që ai merret me eksodin, por edhe si një homazh për artistë të mëdhenj si Sulejman Pitarka apo Pirro mani, të cilët janë të papërsëritshëm”, pohon aktori i shquar.
“Larg Barbarëve” u shfaq në 20 qershir në Kinema Millennium në Tiranë në kuadër të aktivitetit Java Kulturore e Francës e Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit.