KreuArt

Gati 29 milionë dollarë, Familja e Kobe Bryant fiton gjyqin për publikimin e fotove të vdekjes së tij dhe vajzës

Gati 29 milionë dollarë, Familja e Kobe Bryant fiton gjyqin për

Vanessa Bryant më në fund ka fituar gjyqin kundër Los Angeles County për fotografitë e aksidentit të bashkëshortit të saj të ndjerë Kobe Bryant dhe vajzës së tyre Gianna 13 vjeçe të cilat u publikuan pas aksidentit me helikopter që mori jetën e nëntë personave gjithsej. Los Angeles County ka rënë dakord t’i paguajë Vanessa Bryant dhe tre vajzave të saj 28.85 milionë dollarë për të zgjidhur padinë mbi shpërndarjen e fotove grafike.

Kjo zgjidhje përfundimtare përfshin 16 milionë dollarët që iu dhanë Vanessa Bryant nga një juri pas një gjyqi të gjykatës federale kundër qarkut. Luis Li, avokati i Vanessa Bryant lëshoi një deklaratë duke shprehur se kjo zgjidhje shënoi kulmin e suksesshëm të betejës kurajoze të klientes së tij për të mbajtur përgjegjës për veprimet e tyre ata që u përfshinë në këtë sjellje groteske.

“Ajo luftoi për burrin e saj, vajzën e saj dhe të gjithë ata në komunitet, familja e të cilëve u trajtua me të njëjtën mungesë respekti. Shpresojmë që fitorja e saj në gjyq dhe kjo zgjidhje do t’i japë fund kësaj praktike”.

Bryant tha se lajmet për daljen e fotove e hidhëruan atë edhe një muaj më vonë, ndërsa kishte sulme paniku dhe mendimet për fotot që ishin ende atje.

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF