KreuArt

Kërcënohet me jetë piktorja nga Kosova që bëri pikturën ku Kurti dhe Vuçiç puthen në buzë!

Kërcënohet me jetë piktorja nga Kosova që bëri

Piktorja Ermira Murati ka pikturuar Albin Kurtin dhe Aleksandar Vuçiç duke u puthur në buzë për të dhënë mesazhin e dashurisë kundër luftës. Por mesa duket kjo pikturë nuk është pritur mirë dhe ka sjellë pasoja për Muratin, pasi ajo ka marrë kërcënime me jetë.

“Unë linda kur ishte vendosur paqja dhe lufta kishte marrë fund. Pavarësisht se sa të thella janë marrëdhëniet kaotike mes Kosovës dhe Serbisë mendoj se mentaliteti i rinisë dëshiron paqen me shumë se gjithçka”, ka shkruar Ermira Murati.

Sipas Ermirës kjo pikturë është një lloj kritike kundër liderëve të dy shteteve. Ajo zgjodhi ta publikojë pikturën e saj në rrjetet sociale më 17 shkurt me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë. “Historia regjistron puthjet për momentet e dhimbjes dhe lamtumirës. Por historia na kujton gjithashtu edhe për puthjet e vëllazërisë e madje edhe të tradhtisë. A do të jetë kjo një prej tyre?”, shkruante ajo krah postimit të saj.

Komentuesit në rrjetet sociale kanë reaguar ashpër me mesazhe urrejtje e madje edhe kërcënime me vdekje ndaj pikturës. “Ti meriton plumbin”, i shkruan një përdorues, ndërkohë që piktorja shprehet se, “Kërcënimet nuk kanë ndikim tek unë. Nuk do më ndalin. Në momentin qe reagojnë e kuptoj se mesazhi ka shkuar në vendin e duhur”.

Kujtojmë që edhe vitin e kaluar Ermira u përball me një reagim të ashpër kur realizoi një pikturë të dy burrave me kostume tradicionale që putheshin në buzë, si gjest mbështetje për komunitetin ‘gay’ në Kosovë.

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF