Bukuroshja shqiptare Cindy Marina, një modelet më të bukura që kemi fatin ta kemi, ka qenë pjesë e Javës së Modës në Milano si e ftuar special e “Philippplein” dhe e “Diesel”. Me anë të postimeve në rrjetin e saj social Instagram, ne patëm mundësi të shohin copëza nga kjo javë e mrekullueshme që modelja ka kaluar atje.
Së fundmi ajo ka qenë në sfilatën e Philippplein dhe krahas fotove modelja ka shkruar, “Përfundimi i javës së modës në Milano në @philipppleinofficial Çfarë jave e mrekullueshme! Faleminderit të gjithëve”.
Ndërkohë më herë Cindy, e cila prej kohësh është imazh i markës prestigjioze Diesel në Shqipëri, nuk mund të mungonte në sfilatën e Diesel në ‘Fashion Week në Milano’. “D I E S E L ❤️Kaq e veçantë dhe një privilegj i madh të jesh e ftuar në emisionin @diesel! Ja disa momente nga dita ime! Kalova kaq mirë dhe ky koleksion ishte i çmendur”, ka shkruar përkrah postimit në rrjetin e saj social.
Kujtojmë që Cindy Marina ka qenë së fundmi në kopertinën e revistës “Bordo”, ku përveçse një seti të rrallë fotografik ajo bëri një rrëfim ekskluziv për jetën e saj profesionale por edhe për atë private.