
Big Brother VIP, sot pritet t’i bashkohet një konkurrente e re, e cila do të habisë jo vetëm banorët, por edhe ju. Sipas Anabel, aktorja Eva Alikaj do të hyjë këtë puntatë në shtëpinë e famshme. Në fakt, emri i saj si banore në BBVA përflitet që prej edicionit të kaluar.
Duket se një parapërgatitje për hyrjen e saj është bërë. Në shtëpi banorëvë iu është kërkuar nga “Vëllai i Madh” që të mësojnë disa pjesë nga filmi i njohur shqiptar “Pallati 176”, ku Eva kishte rol kryesor. Ajo pritet t`i surprizojë banorët dhe të jetë konkurrentja më e re e spektaklit.
Aktorja e ka treguar dhe më parë se kishte menduar që të bëhej pjesë e “Big Brother VIP”. “Unë në fakt kisha ndërmend të futesha. Paçka se më thanë që të mos futesha unë bëj atë që më thotë mendja ime”, tregoi ajo në “Goca dhe Gra”.
Ajo shtoi se në të tilla formate “duhet të jesh vetvetja dhe po fitove, të fitosh për atë që je si njeri dhe jo si artist”.



















