KreuArt

Lajmet që nuk duhet t’i kishit humbur nga java që lamë pas!

Kur bëhet fjalë për të rejat nga personazhet e showbizit të gjithë duam të jemi të mirëinformuar, por jo gjithmonë na ndodh të jemi të vëmendshëm. Gjithësesi ne kemi menduar t’ju përmbledhim gjithçka çfarë nuk duhet të kishit humbur në këtë artikull. Këto janë disa nga lajmet që tërhoqën vëmendjen e të gjithëve dhe u kthyen në kryefjalën e diskutimeve në rrjet.

Nga aktorët deri te numri i serive, Arben Derhemi zbulon detaje nga seriali “Njerëz dhe Fate”: Sfida e jetës sime


Lajmi se seriali “Njerëz dhe Fate” do të rikthehej me seri të reja padyshim gëzoi të gjithë artdashësit. Së fundmi aktori i njohur Arben Derhemi ka zbuluar detaje rreth serialit.

Arben Derhemi e cilësoi “Njerëz dhe Fate” si sfidën e jetës së tij. “Po mos ta merrja unë këtë hap nuk do të bëhej e mundur”, tha ai. Arbeni, i cili ka patur personazhin e Florit te “Njerëz dhe Fate” tha se dhe vazhdimi, sikurse pritet, do të jetë shumë i suksesshëm dhe se ngjarjet do të jenë edhe më të forta se në seritë e para.

Zbulohet opinionistja e re e Big Brother VIP Kosova, një figurë e njohur në krah të Olti Currit!


Përpara pak ditësh, opinionisja, Aferdita Paqarada vendosi papritur të largohet nga Big Brother VIP Kosova.

Tashmë, është mësuar se vendin e saj në këtë program do ta zërë një figurë mjaft e njohur dhe e dashur për publikun shqiptar, Anita Haradinaj. Ajo vetë e konfirmoi lajmin për Bordo, duke pohuar se do të jetë në krah të Olit Currit në prime-n e BB Kosova.

Granit Xhaka shpallet futbollisti i vitit në Zvicër!


Granit Xhaka është shpallur nga “Federata e Futbollit” të Zvicrës si “Lojtari më i mirë” për vitin 2022. Mesfushori nga Kosova u nderua në “Natën e Futbollit të Zvicrës”, një ngjarje e organizuar nga Federata Zvicerane e Futbollit dhe Liga Zviceriane e Futbollit në Casino Bern.

Vjen në jetë bebi nr. 1! Andresa Ambrosio ndan foton e ëmbël me të birin!Andresa Ambrosio është një nga vajzat me simpatike dhe më të veçanta të ekranit e cila për vite më radhë ka qenë pjesë e programit “E Diela Shqiptare”. Ajo tashmë është bërë nënë për herë të parë dhe lajmin e bukur e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram.

Shqetësuese apo art?! Marka e njohur ndan rrjetin në dy pjesë!


Java e Modës në Paris ka nisur me diskutime e polemika që kanë  mbërthyer gjithë rrjetin. Koleksioni i ri Vjeshtë/ Dimër 2023/2024 i shtëpisë së modës Schiaparelli është bërë shkak që komentuesit në rrjet të shpërthejnë në lum sharjesh dhe ofezash për shkak se disa prej modeleve kishin në veshjet e tyre koka kafshësh. Nga Naomi Campbell, Irina Shayk e Shalom Harloë u paraqitën me krijimet e Schiaparelli, të veshura me fustane të cilët kishin si dekor kokë luani, leopardi dhe ujku.

Jo, ato nuk ishin koka të vërteta kafshësh dhe po një pjesë e mirë e publikut u shqetësua nga ato pamje. Ndonëse shtëpia e modës sqaroi se asnjë kafshë nuk është dëmtuar për të realizuar ato veshje, për pjesën më të madhe të publikut pasarela e Schiaparelli në Javën e Modës në Paris u cilësua si shokuese dhe tejet shqetësuese. Animalistë, njerëz të thjeshtë, emra të njohur të showbiz-it të huaj por edhe atij shqiptar e kanë cilësuar këtë koleksion si të papërshtatshëm, të tmerrshëm dhe si trofe gjahu kafshësh.

Lamtumirë Shakira! Pique zyrtarizon lidhjen me Clara Chia!


Shakira dhe Gerard Pique njoftuan ndarjen e tyre në qershor të vitit të kaluar, pas më shumë se 11 vjet pasi ata konfirmuan për herë të parë lidhjen e tyre. Ish-i i Shakirës, Gerard Pique, së fundmi ka zyrtarizuar lidhjen me të dashurën e tij në rrjetet sociale. Ish-futbollisti ndau një selfie të mërkurën në Instagram ku shihej duke u përqafuar me Clara Chia Marti, 23 vjeç. Ai nuk përfshiu një mbishkrim përkrah imazhit, i cili shënoi herën e parë që ai poston Martin në faqen e tij.

“Iu kërkoj falje fansave të Luizit”, Kejvina reagon për herë të parë pas daljes nga BBV!


Pas largimit nga shtëpia e Big Brother VIP për shkak se qelloi me shpullë Luiz Ejllin pas një debate që pati me të, Kejvina Kthella ka reaguar për herë të parë në rrjetin e saj social Instagram me anë të një mesazhi, të cilin e nis me fjalinë shumë domethënëse, “Jeta vazhdon…, edhe nëse ‘vdesim’!”.

Kejvina shprehet se nuk është penduar që është ftuar në shtëpinë e Big Brother VIP teksa theskon se shpulla e saj u gjykua si të ishte bomba e Hiroshimës. Ajo thotë kjo shpullë e ndihmoi atë që të dilte prej asaj ‘çmendine’.  Më tej modelja iu ka kërkuar falje fansave dhe mbështetësve të Luizit, pasi sipas saj ata janë të vetmit të lënduar nga veprimi i saj.

Rita Ora konfirmon se është martuar me Taika Waititi: Dasma ishte perfekte!


Rita Ora më në fund konfirmoi thashethemet e kahershme se ajo dhe regjisori Taika Waititi janë të martuar. “Po… unë jam zyrtarisht jashtë tregut”, deklaroi këngëtarja e “How We Do (Party)” gjatë një interviste në “Heart Breakfast” të Mbretërisë së Bashkuar të premten.

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF