Dhe pse gjithmonë emri i Butrit Imerit është përfolur kur bëhej fjalë për Kiara Titon, ai nuk ka reaguar ndonjëherë hapur për marrëdhënien e tij me moderatoren. Mbrëmë këngëtari ka publikuar foton e Kiarës në Instagramin e tij, shoqëruar me një emoji “Queen”, duke shprehur kështu mbështetjen e tij për ish-të dashurën.
Moderatorja është një nga banorët më të përfolura të këtij viti në shtëpinë e Big Brother Vip, kjo për shkak edhe të raportit të saj me artistin Luiz Ejlli i cili është kryefjala e të gjithë situatave brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Kujtojmë që Butrint Imeri dhe Kiara Tito kanë qenë bashkë disa vite më parë ndërkohë që ishin një nga çiftet më të përfolura.
Gjatë qëndrimit në Big Brother Vip Kiara ka folur për lidhjen e saj me Butrintin duke e cilësuar atë njeriun e duhur në kohën e gabuar për shkak se të dy kanë qenë shumë të vegjël, vetëm 20-vjeç.
“Ne kemi qenë shumë të vegjël, 20 vjec të dy. Ishim moshatar. Ai ishte njeriu i duhur por në kohën e gabuar. Ne kemi folur por për rikthim nuk kemi biseduar”, ka thënë Kiara.



















