
Ka mbaruar, përsëri. Kylie Jenner dhe Travis Scott u ndanë pas rindezjes së romancës së tyre në shkurt 2020, thotë një burim ekskluzivisht për Us Weekly
Travis Scott dhe Kylie Jenner janë ndarë sërish. Kylie mori vajzën e tyre 4-vjeçare Stormi dhe udhëtoi në Aspen për të festuar Vitin e Ri, së bashku me miqtë e saj të ngushtë Stassie Karanikolaou, Justin dhe Hailey Bieber.
“Kylie dhe Travis janë ndarë sërish, ata duhej të kalonin pushimet së bashku, por ajo shkoi në Aspen me familjen dhe miqtë e saj”, tha një burimi. “Kjo ka ndodhur shumë herë më parë, ata u ndanë, por gjithmonë mbeten miq dhe bashkëprindërojnë.”



















