Këngëtarja e njohur Rosela Gjylbegu është treguar përherë diskrete kur bëhet fjalë për jetën e saj personale.
Por postimi i saj i fundit na ka surprizuar të gjithëve duke na njohur me dashurinë e saj të jetës.
Ajo ka postuar në Insta Story një foto krah partnerit të saj, të cilit nuk ka zgjedhur t’ia zbulojë portretin.
Krahas imazhit të ëmbël, Rosela ka vendosur dy zemra të kuqe.
Kujtojmë që artisja kohëve të fundit nuk ka qenë aktive në projektet e saj të reja muzikore. Momentalisht ajo duket se është e fokusuar ndaj punës në administratën shtetërore, profesion që tashmë Rosela e ushtron prej më shumë se dhjetë vitesh.



















