KreuArt

Lajmet që nuk duhet t’i kishit humbur nga java që lamë pas!

Java e parë e 2023 duhet thënë që nuk u shoqërua me lajme befasuese sidomos nga bota e showbizit shqiptar por sigurisht kishte të reja dhe ndodhi që u përfolën në rrjet. Për disa prej jush ishte një javë pushimi dhe nëse për disa arsye i keni humbur titujt më të lexuar të javës së parë të vitit që sapo kemi nisur, ne i zgjodhëm të përmbledhura në këtë artikull.

Monica Bellucci, magjepsëse për revistën gjermane: “Kam qenë gjithmonë e kolme”!


Me një foto, Monica Bellucci tregoi edhe një herë qartë se përse konsiderohet një prej femrave më të bukura në botë. Ndonëse po arrin të 60-tat dhe nuk i është nënshtruar operacioneve plastike, aktorja italiane vazhdon të mbetet magjepsëse dhe adhurohet për sofistikimin dhe bukurinë e saj nga qindra mijëra fansa. 
Bellucci u shfaq së fundi në kopertinën e një prej revistave më prestigjoze të Gjermanisë, ‘Madame’

Georgina Rodriguez i përgjigjet thashethemeve se marrëdhënia e saj me Cristiano Ronaldon është në krizë!


Kohët e fundit ka pasur shumë thashetheme se marrëdhënia mes Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodriguez nuk po shkon aq mirë sa mund të duket në rrjetet sociale. Sigurisht që nuk ka qenë një kohë shumë e qëndrueshme dhe relaksuese në karrierën futbollistike të Ronaldos, gjë që mund të jetë pjesë e arsyes pse marrëdhënia e tyre nuk është aq e lumtur sa dikur.

Megjithatë, për t’iu kundërpërgjigjur raporteve të kësaj natyre, Rodriguez ka ndarë një foto të re në historinë e saj në Instagram për më shumë se 43 milionë ndjekësit e saj, njëra që tregon atë dhe Ronaldon në fillimin e lidhjes së tyre. Ajo i ka shoqëruar fotot me mbishkrimin “Kur isha 22 vjeç takova dashurinë e jetës sime” dhe “Sa të bukur ishim”.

Olta Gixhari kërkon largimin e Arbër Hajdarit si opinionist: Dorëzo çelsat po s’e bëre dot


Aktorja ndër të tjera ka thesuar se opinionet e tij janë histori të sajuara. “Olta ka folur kundra Gentit dhe ka ngritur komplote”, tha Arbëri, gjë që u mohua nga aktorja, “Nuk është fare e vërtetë”. Ndërkohë që në mbrojtje të saj ka dalë edhe Amos: Kjo është budallallëk. Këto opinionistët sido të jetë, duhet ta blejnë abonimin dhe ta shohin 24 orë që kur të vijnë këtu të japin mend”.

Adele zbulon problemin shëndetësor nga i cili vuan!

Ylli i muzikës botërore Adele ka folur së fundmi për një problem shëndetësor që ka ndikuar tek ajo gjatë qëndrimit të saj në Las Vegas. Pasi këngëtarja ngjalli shqetësim te fansat pasi kishte vështirësi në ecjen gjatë shfaqjes në Las Vegas, ajo u shpreh se vuante nga dhimbjet e forta dhe kronike të shpinës.

Harry akuzon vëllain e tij William për sulm fizik; detaje nga ngjarja!


Princi Harry në autobiografinë e tij të shumëpritur “Spare” tregon për një sulm fizik nga vëllai i tij, William, tani Princi i Uellsit, pasi marrëdhënia e tyre u shpërbë për shkak të martesës së princit më të ri me aktoren Meghan Markle.Duke përshkruar një konfrontim në shtëpinë e tij në Londër në vitin 2019, Harry thotë se William e quajti Meghan “të vështirë” dhe “të vrazhdë”.

Shuhet ish-sulmuesi italian Gianluca Vialli, vuante nga sëmundja e rëndë!


Ish-futbollisti i kombëtares së Italisë dhe Juventusit, Gianluca Vialli ka humbur jetën këtë të premte në moshën 58-vjeçare, pasi nuk mundi të fitojë betejën me kancerin në pankreas.

Ylli i “Stranger Things” Noah Schnapp konfirmon se është homoseksual!


Ylli i “Stranger Things”, Noah Schnapp, ka vendosur të dalë hapur duke konfirmuar se është homoseksual. 18-vjeçari e konfirmoi këtë në TikTok të enjten duke postuar një video të tij me mesazhin e mëposhtëm,

Jessie J është shtatzënë një vit pasi pësoi një abort!


Jessie J është në pritje të fëmijës së parë, një vit pasi pësoi tragjikisht një abort duke. Ylli 34-vjeçar i popit ndau lajmin e bukur në Instagram të premten duke treguar edhe barkun e rrumbullakosur. “Jam shumë e lumtur që më në fund po ndaj këtë lajm me ju”, ka shkruar Jessie J.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF