Erling Haaland duket se është i pakonkurrueshëm për Gloria Meshin. E ftuar në emisionin “Kampionët e Botës” në Tv Klan, modelja u bë pjesë e një loje ku duhej të zgjidhte mes disa prej futbollistëve më të njohur në botë.
Moderatorja Marina Vjollca i vendosi përballë emra të mëdhenj si Lamine Yamal, Lionel Messi, Neymar, Cristiano Ronaldo dhe Granit Xhaka. Megjithatë, Gloria nuk pati asnjë dyshim dhe qëndroi gjatë gjithë lojës te zgjedhja e saj e parë.
Sulmuesi norvegjez Erling Haaland ishte i preferuari i modeles, e cila nuk e ndryshoi vendimin pavarësisht alternativave të tjera. Në fund të rubrikës, Gloria shpjegoi edhe arsyen që fshihej pas zgjedhjes së saj.
“E kam ndarë se cilin preferoj. Haaland nuk e zgjedh për pamjen, por për karakterin. Edhe kur gjërat duken të vështira, ai i zgjidh me lehtësi”, tha ajo.
